Ballina Lajmet Kosovë Ahmeti, Limaj e Shala me ftesë të Mogherinit shkojnë në Bruksel

Ahmeti, Limaj e Shala me ftesë të Mogherinit shkojnë në Bruksel

Mësohet se arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë pikërisht me miratimin e Platformës së Dialogut me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti së bashku me bashkëkryesuesin Fatmir Limaj kanë udhëtuar për në Bruksel gjatë ditës së djeshme.

Burime të lajmi.net bëjnë me dije se me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është bërë kjo vizitë.

Po ashtu këto burime bëjnë me dije se pjesë e këtij delegacioni është edhe Blerim Syla, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Lajmi.net ka provuar që të marrë përgjigje në lidhje me këtë nga Shpend Ahmeti, por ai nuk është përgjigjur.

Po ashtu as këshilltarët e Limajt nuk kanë pranuar që të flasin.

Mësohet se arsyeja e kësaj vizite ka të bëj pikërisht pas miratimit të Platformës së Dialogut me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë se ky ekip negociator ka mbajtur takime informues me përfaqësuesit e Federica Mogherinit, mirëpo dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga vendosja e taksës 100%.

Për shkak të bllokimit të dialogut, Bashkimi Eveopian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimës po i kërkojnë Kosovës pezullimin ose heqjen e taksës mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngul se taksa nuk hiqet pa një marrëveshje e cila siguron që Serbi do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Exit mobile version