✍️- Një grua erdhi te Davudi, paqja qoftë mbi të, dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit, a është Zoti yt i padrejtë apo i drejtë?” Davudi u përgjigj: “Mjerë ti, grua! Ai është i Drejti që nuk i bën kurrë padrejtësi askujt!” Pastaj ai e pyeti: “Cila është historia jote?”
🌴- Ajo tha: Unë jam një vejushë me tre vajza që i mbaj duke tjerur dhe qëndisur çarshaf. Dje, e lidha fillin tim të tjerur (të qëndisur) në një copë të kuqe çarshafi dhe kisha ndërmend të shkoja në treg për ta shitur dhe për të blerë ushqim për vajzat e mia.
Por një zog rrëmbyes, rrëmbeu copën dhe fillin, çarshafin dhe fluturoi larg. Unë mbeta e pikëlluar, pa asgjë për të ushqyer fëmijët e mi.
Ndërsa gruaja po fliste me Davudin (paqja qoftë mbi të), dikush trokiti në derë. Davudi dha leje për të hyrë dhe dhjetë tregtarë hynë brenda, secili duke mbajtur nga njëqind dinarë.
🌴- Ata thanë: “O Pejgamber i Zotit, jepja këtë kujtdo që e meriton.” Davudi (paqja qoftë mbi të) i pyeti ata: “Cila ishte arsyeja që mbanit këto para?” Ata u përgjigjën: “O Pejgamber i Zotit, ishim në një anije kur u ngrit një stuhi dhe ishim në prag të fundosjes, mbytjes.
Pastaj një zog na hodhi një copë të kuqe çarshafi që përmbante fije të çëndisura. E përdorëm për të mbyllur një vrimë në anije dhe stuhia u qetësua dhe vrima u mbyll.
Iu zotuam Zotit që secili prej nesh do të jepte njëqind dinarë bamirësi, sadaka dhe këto para i ke para teje, prandaj jepja kujt të duash.”
🌴- Davudi (paqja qoftë mbi të) iu drejtua gruas dhe i tha: “Një Zot që të furnizon me tregti…” Ti e quan të padrejtë, dhe Davudi i dha asaj një mijë dinarë dhe i tha: Shpenzoji për fëmijët e tu… – Zoti nuk të sprovon me asgjë përveçse është e mirë për ty… edhe nëse mendon ndryshe… prandaj qetësohu .
👉 – Po të mos ishte sprova, Jusufi a.s. do të kishte mbetur një fëmijë i llastuar në prehrin e babait të tij, por përmes sprovës ai u bë… sundimtari i Egjiptit – A duhet të dëshpërohemi pas kësaj?!
Bëhu i sigurt se diçka të pret pas durimit, diçka që do të të mahnisë dhe do të të bëjë të harrosh hidhërimin e dhimbjes.
Prof. ass. dr. Musa Vila
