Ballina Lajmet Rajon dhe Botë AI: Mediat dhe organizatat në Rusi, nën sulm të vazhdueshëm

AI: Mediat dhe organizatat në Rusi, nën sulm të vazhdueshëm

Një raport i ri nga Amnesty International bën me dije se liria e shprehjes dhe aktiviteti i shoqatave në Rusi janë nën sulm të vazhdueshëm. Raporti citon se mediat nuk janë objektivi i vetëm.

Qytetarët dhe organizatat që veprojnë si vëzhgues janë gjithashtu subjekt i represionit.

Amnesty International bën me dije se gjërat janë përkeqësuar që nga kthimi Vladimir Putin në postin e Presidentit në vitin 2012 .

Situata ka vazhduar të përkeqësohet, veçanërisht rreth helmimit dhe burgosjes së figurës së opozitës Alexei Navalny në vitin 2020.

“Navalny shihej nga Kremlini si një individ i rrezikshëm për ta, i cili potencialisht mund të drejtonte pakënaqësi dhe potencialisht të kryesonte një protestë që do të sfidonte politikat , praktikat e qeverisë dhe ligjet, prandaj ishte e rëndësishme që ai të izolohej”, tha Natalia Prilutskaya.

Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt, kontrolli i informacionit ka qenë thelbësor për regjimin rus. Amnesty thotë se përjashtimi i mediave të pavarura dhe vëzhguesve të të drejtave të njeriut do të thotë se qeveria mund të kontrollojë pothuajse plotësisht narrativën e luftës – madje edhe të ndalojë përdorimin e fjalës ‘luftë’.

Natalia Prilutskaya thotë se është thelbësore të mbështetet shoqëria civile ruse dhe të dënohen veprimet e Putinit.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar hesht, ai e përforcon represionin. Bën të mundur kristalizimin e atij lloji “konsensusi” në shoqërinë për të cilën Putin dhe qeveria e tij mburren gjithmonë kaq shumë”, theksoi ajo.

Amnesty thekson se punonjësit e medias dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut po bëjnë më të mirën e tyre duke pasur parasysh rrethanat ku veprojnë dhe shpresojnë se një ditë informacioni i lirë dhe i balancuar do të jetë pjesë e shoqërisë ruse. /euronews

Exit mobile version