Ballina Sport Futboll Ajeti debuton kundër Interit

Ajeti debuton kundër Interit

Pas një periudhe tepër të vështirë dhe me dëmtime, duket se ka ardhur momenti që Arlind Ajeti të tregojë veten në fushën e lojës.

Mbrojtësi shqiptar është grumbulluar nga trajner Sinisa Mihajlovic për sfidën e radhës që Torino do të luajë në “San Siro” kundër Interit.

Ajeti pritet të luajë nga fillimi pasi që edhe mbrojtësi tjetër Leandro Castan nuk është i gatshëm.

Pas shumë vështirësive të kaluara, duket se tani Ajeti ka mundësinë e tij për të treguar se e meriton një vend në formacionin e Torinos që këtë sezon është duke shkëlqyer.

Exit mobile version