Nëse flasim për çështjen fetare dhe realitetin e ri të rendit botëror, atë të formimit të shteteve-kombe nga periudha 1920–1940 mbetet e vetmja në të cilën u artikulua një platformë e plotë kombëtare me karakter fetar dhe intelektual, e mbështetur në burime autoktone dhe e shtrirë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor e institucional.
Këtë ndryshim e kupton menjëherë kush lexon kolonat e “Zanit të Naltë” në vitet e saj kulmore dhe i krahason me çdo ide apo strukturë institucionale të krijuar pas vitit 1990: asnjë projekt i kësaj periudhe të re nuk i është afruar koherencës, qartësisë dhe gravitetit intelektual të asaj platforme që ndihmoi në formësimin e shtetit shqiptar.
Studimet e N. Clayer (Islam and the Making of Albania), I. Blumi, A. Doja, Shaban Sinani, Ferit Duka e të tjerëve, e vërtetojnë se elita fetare shqiptare e viteve 1912–1939 arriti të ndërthurte burimin klasik të dijes islame me kërkesat moderne të shtet-kombit, duke krijuar një model autokton dhe të pandikuar nga importet ideologjike.
Pas vitit 1944 kjo vazhdimësi u ndërpre me forcë, ndërsa periudha 1990–2025, pavarësisht rikthimit të lirisë formale dhe hapjes shoqërore, nuk ka mundur të rikrijojë qoftë pjesërisht koherencën, largpamësinë dhe karakterin origjinal të projektit kombëtar-fetar të viteve 1912–1939.
Prandaj, kush shfleton sot “Zanin e Naltë” e sheh qartë se aty ndodhet platforma më e përpunuar e mendimit fetar-kombëtar shqiptar si një trashëgimi që ende nuk është arritur të rindërtohet pavarësisht rifillimit të proceseve demokratike dhe nevojës imediate të një diskursi të till.
Ishte vizoni dhe misioni i Hoxhallarëve të asaj kohe që solli si:
1- H. Vehbi Dibrën i cili ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë.
Si dhe kryetar i Pleqësisë (qeverisë së përkohshme) në Vlorë pas shpalljes së Pavarësisë.
2- H. Zyber Hallulli i cili ishte kryetari i parë i bashkisë Tiranë.
3- H. Ali Podgorica i cili ishte kryetari i parë i bashkisë Durrës.
E shumë e shumë të tjerë….🕌🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Hoxhë Vladimir Kera