Ballina Lajmet Kosovë Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë Komunës së Obiliqit ka ngritur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.

Kjo drejtori thotë se ky shqetësim vjen duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektorët e saj dhe raportimet në media e rrjetet sociale.

Në reagim thuhet se nga e premtja deri më sot ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes.  Po ashtu, pranë këtij termocentrali është krijuar zhurmë dhe erë e cila është e pa durueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes.

“Ne si Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet në reagim. Ata kanë kërkuar nga KEK-u të jap raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga Termocentrali A dhe B për ditët e lartpërmendura, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur.

Exit mobile version