Turqi: Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Greqia vazhdon me kokëfortësi veprimet dhe retorikën provokuese në Egje dhe Mesdhe, kundrejt qëndrimit të Turqisë në favor të fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dialogut.
Akar bëri një deklaratë në Sanliurfa, ku shkoi me komandën e Forcave të Armatosura Turke dhe aty tha: “Nuk është dobësi për ne të themi ‘le t’i zgjidhim problemet tona me dialog’. Sepse ne nuk do të lejojmë një fakt të kryer dhe as nuk do të shkelim të drejtat tona dhe të vëllezërve tanë qipriotë. Ne jemi të vendosur dhe të aftë për këtë. Greqia po punon për fakt të kryer (u tha u bë) ndaj vendit tonë, duke përfshirë edhe stërvitjet ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë.”
Duke rikujtuar se Greqia bëri shtesa në dokumentin e përgatitur për ekzekutimin e stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Meet Tiger”, me një qasje që synon Turqinë dhe shfrytëzon mosmarrëveshjet midis dy vendeve, Akar tha: “Jemi tërhequr nga stërvitja dhe thamë se nuk do të shkojmë në këtë stërvitje. Ne kemi thënë se nuk do të lejojmë tentativa për shfrytëzim”.
Akar foli edhe për shkeljet e fundit të hapësirës ajrore turke nga avionët e Forcave Ajrore Greke dhe tha: “Ne do të tregojmë patjetër reagimin tonë ndaj çdo veprimi kundër nesh. Forca jonë ajrore po tregon reagimin e duhur ndaj shkeljeve të tyre. Marina jonë është tashmë në gatishmëri. Marina po bëjnë gjithçka që duhet bërë për të mbrojtur dhe vëzhguar zonat e juridiksionit tonë detar”. /trt
