Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dosjet e reja të Epstein nxjerrin në pah udhëtimet ajrore të Trump...

Dosjet e reja të Epstein nxjerrin në pah udhëtimet ajrore të Trump me Maxwell

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar një seri të re dokumentesh në çështjen Jeffrey Epstein, duke hedhur dritë mbi marrëdhëniet e hershme mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe financierit tashmë të ndjerë, i dënuar për krime seksuale.

Paketa e re përfshin email-e, fotografi dhe video, të cilat sipas autoriteteve përmbajnë fakte të reja mbi lidhjet e Trump me Epstein shumë përpara se ai të hynte në politikë. Mes materialeve të publikuara përmenden edhe udhëtime ajrore të Trump në avionët privatë të lidhur me Epstein, në shoqërinë e Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e tij e dënuar për trafikim seksual.

Dokumentet nuk përmbajnë akuza të reja penale ndaj Trump, por rihapin debatet mbi shkallën e marrëdhënieve të tij me Epstein dhe rrethin e tij shoqëror. Publikimi i dosjeve vjen në kuadër të transparencës së premtuar nga autoritetet amerikane lidhur me një nga skandalet më të mëdha seksuale në historinë e SHBA-së.

Rasti Epstein vazhdon të ngjallë interes dhe polemika të mëdha, pasi shumë figura të njohura politike, ekonomike dhe shoqërore janë përmendur ndër vite në lidhje me të, ndërsa viktimat dhe organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë ende zbardhje të plotë të përgjegjësive. /mesazhi

Exit mobile version