Ballina Sport Akil Gjakova prek çerekfinalen në Baku

Akil Gjakova prek çerekfinalen në Baku

Akil Gjakova ka siguruar kalimin në çerekfinale të ‘Grand Slamit’ të Baku.

Xhudisti nga Kosova ka fituar edhe luftën e dytë, duke e mundur portugezin Nuno Saraiva, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Edhe luftën e dytë, Akili e fitoi me ippon, që erdhi si rrjedhojë e tre kartonëve të verdhë të kundërshtarit.

Në raundin tjetër, Gjakova do të ndeshet me fituesin e sfidës Butbul – Ondar./Lajmi.net/

Exit mobile version