Akil Gjakova (-73 kg) ka siguruar një tjetër medalje evropiane në sirtarin e tij.
Xhudisti nga Kosova u kualifikua në finalen e evropianit U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Në gjysmëfinale me një ippon mposhti rumunin, Marcel Cercea.
Akilit i urojmë suksese në finalen me Rufat Mamadov të Azerbajxhanit./Lajmi.net/
