Ballina Lajmet Kosovë Aksident afër Gërmisë, shoferi në gjendje të dehur

Aksident afër Gërmisë, shoferi në gjendje të dehur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në afërsi të parkut nacional të Gërmisë, saktësisht në drejtim të qytetit. Si pasojë e kësaj, një veturë e tipit ‘Opel Kalibra’ ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vet-aksident.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Komandanti i Trafikut të Policisë në Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

“Mund të konfirmojë se ka ndodhur mbrëmë një aksident në drejtim të qytetit prej parkut të Germisë, në afërsi të shkollës së AUK-ut, shkollës amerikane, ka humbur drejtimin automjeti i tipit ‘Opel Kalibra’ dhe ka shkaktuar vet-aksident”, ka thënë Fejzullahu.

Ai ka shtuar se për momentin vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe po ashtu një pasagjer me disa lëndime paksa më të lehta.

Pra, totali i të lënduarve dy persona.

Vlen të theksojmë se drejtuesi i automjetit dyshohet se ka qenë në ndikimin e alkoolit.

Exit mobile version