Të paktën 26 persona e kanë humbur jetën në një aksident detar që ndodhi dje në shtetin e Amerikës Qendrore, Honduras, transmeton Anadolu Agency (AA).Anija e peshkimit “Capitan Waly” u fundos në kepin Gracias a Dios ndërsa në momentin e fatkeqësisë në anije ishin 73 persona.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 26 persona e kanë humbur hetën. Të gjithë viktimat ishin peshkatarë dhe zhytës.
Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 47 personat e tjerë.
Anija e fundosur e peshkimit ishte paraparë të mbajë ngarkesë prej 70 ton.
Sezoni i peshkimit në Honduras filloi të hënën dhe në ditën e parë u fundos një anije, por për fat të mirë nuk pati peshkatarë të pësuar.