Ballina Lajmet Kosovë Aksident fatal në Lipjan, vdes një person

Aksident fatal në Lipjan, vdes një person

Tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në fshatin Qallapek të Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 25 dhjetorit. Lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./

Exit mobile version