Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aksident hekurudhor në Angola, 17 të vdekur

Aksident hekurudhor në Angola, 17 të vdekur

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy trenave në Angola, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së lajmeve Angola (ANGOP), të paktën 17 persona e kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren transportues në rajonin Namibe.

Prefekti i Namibe-s, Carlos Rocha Cruz dhe zyrtarë të hekurudhave kanë vizituar vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalet e qytetit Bibala në largësi prej 180 kilometra.

Exit mobile version