Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aksident masiv nga ngrica, përplasen 28 makina në Ankara

Aksident masiv nga ngrica, përplasen 28 makina në Ankara

28 makina janë përfshirë në një aksident zinxhir në kryeqytetin turk Ankara. Shkak për aksidentin masiv është bërë moti i keq. Prej disa ditësh qyteti është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe ngricë në rrugë.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raportoi se aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit turk. Në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.

Në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë. Të paktën 7 persona u plagosën në aksident, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta.

Exit mobile version