Ballina Lajmet Kosovë Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia jep detaje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia jep detaje

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mëngjesin e ditës së sotme në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Exit mobile version