Ballina Lajmet Kosovë Aksident në Lipjan, lëndohen nëntë persona

Aksident në Lipjan, lëndohen nëntë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur me mes tri veturave në fshatin Banullë të Lipjanit , ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar gjithsej nëntë persona, dy femra dhe shtatë meshkuj.

Sipas Policisë, të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa vozitësi i njërës veturë, i dyshuari, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të tri veturat. Rasti nën hetime.

Exit mobile version