Ballina Lajmet Aksident në një minierë në Kinë, 21 minatorë të vdekur

Aksident në një minierë në Kinë, 21 minatorë të vdekur

Të paktën 21 punëtorë kanë humbur jetën në fatkeqësinë e minierës që ndodhi në orët e pasdites në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA). Aksidenti ndodhi në minierën e qymyrit Lijiag në krahinën kineze Shaanxi. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se në momentin e shpërthimit në minierë ndodheshin 87 minatorë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 21 minatorëve të vdekur dhe shpëtuan 66 minatorë. Kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e incidentit.
Exit mobile version