Ballina Lajmet Kosovë Aksident në Skenderaj, nëntë persona të lënduar

Aksident në Skenderaj, nëntë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Skenderaj.

Në aksident janë përfshirë tri automjete edhe kanë mbetur të lënduar nëntë persona, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj . Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skënderaj, më pas jan derguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

Exit mobile version