Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aksident rrugor në Indi, 16 të vdekur

Aksident rrugor në Indi, 16 të vdekur

Së paku 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti rrugor në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pradeep Kumar, një nga zyrtarët në zonën Mainpuri, për AA deklaroi si në orët e hershme të mëngjesit u përmbys autobusi dhe sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 16 persona.

Sipas tij, janë lënduar 13 persona, në mesin e të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sipas deklaratave të pasagjerëve të lënduar, shoferi i autobusit ka drejtuar automjetin me shpejtësi të papërshtatshme, ku edhe përskaj paralajmërimit të pasagjerëve nuk ka ngadalësuar”, sqaroi Kumar.

Exit mobile version