Ballina Lajmet Kosovë Aksident trafiku me fatalitet në Zveçan

Aksident trafiku me fatalitet në Zveçan

Në fshatin Uglarë të Zveçanit, dje rreth orës 00:05, Policia është informuar se një person, serb i Kosovës, përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në një hendek.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve.

Exit mobile version