Ballina Lajmet Kosovë Aksident trafiku në Drenas, humb jetën një person

Aksident trafiku në Drenas, humb jetën një person

Rreth orës 07:40 ne rrugën nacionale Prishtine – Peje, tek Parku i Biznesit ne Drenas është shkaktuar një vetaksident me pasoja fatale, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha.

“Në këtë rast tragjik është e përfshirë vetëm një veturë. Njësia për kontroll të autostradave është duke u marrë me rastin, është njoftuar edhe prokurori, si dhe ne vendngjarje kanë dale zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë”, tha Hoxha.

“Policia edhe një herë apelon tek te gjithë drejtuesit e automjeteve qe të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht tani kur kemi te bëjmë edhe me ndryshime te kushteve atmosferike, të reshura dhe zvogëlim të dukshmërisë nëpër rrugë, sepse janë vet drejtuesit e automjeteve ata te cilët mund te kontribojnë në reduktimin e aksidenteve, e në veçanti këtyre me fatalitet që po paraqesin një shqetësim të madh”, ka apeluar zëdhënësi Hoxha.

Exit mobile version