Ballina Lajmet Kosovë Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një grua

Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një grua

Në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident m ç’rast ka humbur jetën një femër.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër K-Shqiptare-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

Exit mobile version