Ballina Lajmet Kosovë Aksident trafiku në kryeqytet, shtatë persona të lënduar

Aksident trafiku në kryeqytet, shtatë persona të lënduar

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Tirana në Prishtinë. Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar shtatë persona. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Tirana në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjesë e rrugës kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak të punimeve”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe fundi i rrugës Tirana është pjesa ku po kryhen punimet e cila lidhet me rrethin kryesor në kryeqytet.

Exit mobile version