Ballina Lajmet Aksidenti në Himarë, vetura del nga rruga dhe fundoset në det

Aksidenti në Himarë, vetura del nga rruga dhe fundoset në det

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Himarë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Ka qenë një automjet tip “Ford” me targa AA 114 KG i cili pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në det.

Siç duket edhe nga fotot, automjeti është fundosur në ujë pranë zonës së Portit të Himarës. Drejtuesi i automjetit ka mundur të dalë me shpejtësi nga makina pasi ajo ka rënë në det, duke shmangur kështu rrezikun për jetën.

Automjeti është nxjerrë nga deti disa orë pas aksidentit. Shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Exit mobile version