Ballina Lajmet Kosovë Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Gjendja e inspektorit të IKP-së i cili u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë është stabile.

Ai mbrëmë i është nënshtruar një intervenim urgjent dhe pritet që të ketë intervenime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur për Tëvë1, Xhavit Gashi drejto i Ortopedisë.

“Për momentin gjendja është stabile fillimisht mbrëmë ju ka nënshtrua një intervenim urgjent fillestar dhe stabilizues, në të ardhmen priten prapë intervenime”, ka thënë Gashi.

IKP ka thënë se plagosja e inspektorit nuk ka të bëjë me punën dhe funksionin që ai ka.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për rastin dhe janë në kërkim të tij.

Exit mobile version