Çfarë ndodhi vërtet me gjyqtarin që do e çonte pas hekurave
Viti 2026 ka nisur me një ngjarje që po cilësohet nga shumë vëzhgues si “goditja më fatlume” për rrethin e ngushtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut dhe një tragjedi e pashpjegueshme për drejtësinë izraelite.
Vdekja e papritur e gjyqtarit Benny Sagi, Kryetar i Gjykatës së Qarkut të Be’er Sheva, në një aksident me motoçikletë në Autostradën 6, ka lënë në harresë “Dosjes 3000”, skandalin më të madh të korrupsionit në fushën e sigurisë që ka prekur ndonjëherë shtetin e Izraelit.
Një aksident në “pikën e verbër” të drejtësisë
Rrethanat e vdekjes së Sagit ishin që në fillim shumë të paqarta. Sipas informacioneve të fundit, nga fundi i hetimeve gjyqtari kishte kërkuar qasje në dokumente tejet të klasifikuara që mund të hidhnin dritë mbi lidhjet financiare dhe politike brenda çështjes së nëndetëseve gjermane të blera nga ushtria izraelite.
Pikërisht në atë moment kritik, automjeti i tij u godit nga një makinë që hyri në autostradë nga një rrugë e pashtruar me dhe një manovër në një “pikë të verbër” që ekspertët e sigurisë e lidhin shpesh me metodat e përdorura në eliminimet e synuara politike.
Ndonëse policia ia faturon aksidentin “përdorimit të drogës” nga shoferi tjetër, koha e ngjarjes ngre pyetje rrëqethëse. Sagi pritej të jepte vendimin e tij më 26 shkurt për Tzachi Lieber, konsulentin e medias që dyshohet se ndërmjetësoi ryshfetin mes konglomeratit gjerman “ThyssenKrupp” dhe David Sharan, ish-shefit të kabinetit të Netanyahut.
Përfitimi i Netanjahut, paraliza e procesit gjyqësor ndaj tij
Ndonëse asnjë provë e dokumentuar nuk e lidh drejtpërdrejt kryeministrin me “aksidentin” në autostradë, pasojat ligjore që rrjedhin prej tij janë të qarta dhe shkojnë ekskluzivisht në favor të të pandehurve dhe rrethit politik të Netanjahut.
Sipas nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale, vdekja e një gjyqtari në një fazë kaq të avancuar të procesit, krijon një kolaps të vërtetë procedurial që e minon të gjithë punën disavjeçare të prokurorisë.
Ky vakum ligjor detyron emërimin e një gjyqtari të ri, i cili do të jetë i kushtëzuar të rishqyrtojë mijëra faqe dokumente dhe prova komplekse, duke shkaktuar një vonesë që mund të zgjasë me vite të tëra.
Meqenëse ligji izraelit dikton që një vendim penal duhet të bazohet në përshtypjen e drejtpërdrejtë dhe vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarëve nga vetë gjykatësi, pa praninë e Sagit, procesi rrezikon të kthehet në pikën zero ose të ridëgjohen dëshmitë kryesore.
Kjo situatë bllokon në mënyrë zinxhir edhe gjyqin kryesor për korrupsion në Izrael, pasi për sa kohë çështja e Lieber mbetet e pezulluar, nuk mund të administrohet dëshmia e tij vendimtare kundër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Netanjahut.
Kjo rrethanë i ofron kryeministrit izraelit një mburojë kohore dhe proceduriale që asnjë manovër tjetër politike nuk do t’ia siguronte dot.
Drejtësia nën rrethim
Vdekja e Sagit vjen në një kohë kur sistemi gjyqësor izraelit është nën sulm të vazhdueshëm nga reforma e qeverisë Netanjahu. Ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, ka paralizuar emërimet e reja gjyqësore përmes bojkotit të Komitetit të Emërimeve, duke e lënë të paralizuar Gjykatën e Be’er Sheva.
Në kushte kur gjashtë gjyqtarë të tjerë që priten të dalin në pension brenda vitit, vdekja e papritur e Sagit krijon një vakum lidershipi, e cila vështirë se do të mbushet pa një ndërhyrje të fortë politike. Për Netanjahun, që ka bërë përpjekje të mëdha për të shmangur ndjekjen penale dhe për të siguruar një falje përmes ndryshimeve ligjore, ky aksident fatal shërben si një “frymëmarrje” politike e papritur.
Ndërsa trupi i gjyqtarit Sagi u përcoll për në banesën e fundit, bashkë me të duket se u varros, të paktën për momentin, edhe shpresa e publikut për të zbardhur të vërtetën e plotë mbi korrupsionin që dyshohet se ka infiltruar nivelet më të larta të sigurisë kombëtare.
