Ballina Lajmet Aksidenti tragjik, humb jetën boksieri shqiptar

Aksidenti tragjik, humb jetën boksieri shqiptar

Boksieri Valentin Kajtazi ka vdekur gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate.

Klubi ku 27-vjeçari u stërvit për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku.

Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri.

Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.

Aksidenti ndodhi në mesnatë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare, vdiq në vend.

Exit mobile version