Ballina Lajmet Kosovë Aksidentohet për vdekje vajza 5-vjeçare në Runik të Skenderajt

Aksidentohet për vdekje vajza 5-vjeçare në Runik të Skenderajt

Një vajzë 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runikë të Skenderajt.

Fillimisht në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë shiritit rrugor dhe në trotuar ka goditur dy këmbësorë, një grua dhe një fëmijë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore. Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Zahiti.

Exit mobile version