Ballina Lajmet Kosovë Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, arrestohen gjashtë persona

Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, arrestohen gjashtë persona

Tëvë1 ka raportuar sot se gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Doganës në veri të vendit janë arrestuar tetë persona të dyshuar për kontrabandë mallrash të futur nga Serbia në territorin e Kosovës. Sipas burimeve të televizionit, të dyshuarit aktualisht po intervistohen dhe pritet që ndaj tyre të merren masat e paraburgimit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka bërë të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të përfshirë në kontrabandimi me mallra dhe kalim ilegal të kufirit.

Sipas policisë, të enjten mbrëma, në fshatin Rujishtë, në një rrugë malore, njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se transportonin mallra të kontrabanduara pa dokumente mbi prejardhjen. Në automjete janë gjetur tekstile, gjësende ushqimore dhe produkte mishi.

Gjashtë të arrestuarit janë dërguar në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore.

Në reagimin e saj, Policia tha:“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të vazhdojë me procedurat doganore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti iniciohet për veprat ‘Kontrabandimi me mallra’ dhe ‘Kalimi ilegal i kufirit’. Pas intervistimit, personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.”

Exit mobile version