Ballina Lajmet Kosovë Aksion i madh në Prizren, ndihmohen 450 familje skamnore (Foto/Video)

Aksion i madh në Prizren, ndihmohen 450 familje skamnore (Foto/Video)

Aksionet bamirëse në muajin e shenjt të Ramazanit nuk kanë të ndalur.
Kësaj radhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë shpërndarë pako ushqimore për 450 familje nga Prizreni.

Po ashtu për këto familje janë shpërndarë dhe gjëra tjera higienike si dhe batanije.

Drejtori i shoqatës, Halil Kastrati, ka thënë se familjet që përfituan nga ky aksion kanë qenë të përzgjedhura nga organet komunale.

Ai ka falënderuar të gjithë donatorët që kanë mundësuar këtë aksion, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e aksioneve të tilla./Mesazhi.com/

Exit mobile version