Ballina Lajmet Kosovë Aksion për pastrimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Aksion për pastrimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Një aksion pastrimi ka filluar gjatë ditës së enjte tek Xhamia e Çarshisë në Prishtinë.

Aksionit i ka paraprirë Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, i cili njihet për këto aktivitete.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë Komuna e Prishtinës, Hortikultura dhe Kompania Dardania.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, shkruan Indeksonline.

As temperaturat e larta nuk i kanë penguar që të vazhdojnë aksionin e pastrimit në këtë pjesë.

Exit mobile version