Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Akti më i fundit i shtetit sionist që poshtëron bashkësinë ndërkombëtare

Akti më i fundit i shtetit sionist që poshtëron bashkësinë ndërkombëtare

Ndalimi i hyrjeës në Gaza për 37 OJQ që nuk deklarojnë emrat e punonjësve të tyre palestinezë

Një total prej 37 organizatash humanitare preken nga ndalimi i hyrjes në Gaza që pritet të hyjë në fuqi nesër sot, të enjten, nëse ato nuk u japin autoriteteve emrat e punonjësve të tyre palestinezë, tha sot qeveria izraelite për AFP.

Këto OJQ po refuzojnë të përmbushin këtë detyrim sepse “ato e dinë, siç e dimë ne, se disa prej tyre janë të përfshira në terrorizëm ose kanë lidhje me Hamasin”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Gilad Zwick.

Bashkimi Evropian paralajmëroi sot Izraelin se pezullimi i funksionimit të organizatave joqeveritare që ofrojnë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta për shkak të rregullave të reja të regjistrimit do të pengonte shpërndarjen e ndihmës jetësore.

“BE-ja ka qenë e qartë: ligji i regjistrimit të OJQ-ve nuk mund të zbatohet në formën e tij aktuale”, tha Komisionerja Evropiane Haja Labib në llogarinë e saj në Tëitter. “Të gjitha pengesat për aksesin (e ndihmës humanitare) duhet të hiqen”, shtoi ajo.

Izraeli njoftoi të martën se OJQ-të që punojnë në Gaza dhe që ende nuk kanë paraqitur një listë të punonjësve të tyre palestinezë nuk do të jenë më në gjendje të punojnë në enklavën palestineze në vitin 2026.

Për Izraelin, kjo masë e re synon të parandalojë “aktorët armiqësorë ose mbështetësit e terrorizmit” nga operimi në territoret palestineze.

Autoritetet izraelite njoftuan dje se organizatat që “refuzuan të paraqesin një listë të punonjësve të tyre palestinezë me qëllim përjashtimin e çdo lidhjeje me terrorizmin” kanë marrë njoftim se licencat e tyre të operimit do të revokohen nga 1 janari, me detyrimin për të ndërprerë të gjitha aktivitetet deri më 1 mars.

Është ky një tjetër akt i paskrupullt i Izraelit, që në thelb jo thjesht injoron por dhe e poshtëron Bashkësinë Ndërkombëtare. /tesheshi

Exit mobile version