Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktivistët e ndihmës synojnë të arrijnë në Gaza deri të premten

Aktivistët e ndihmës synojnë të arrijnë në Gaza deri të premten

Foto ilustrim

Një zëdhënëse nga anija “Conscience” ka thënë se ekipi do të vazhdojë lundrimin drejt Gazës, me qëllim që të thyejë bllokadën izraelite dhe të arrijë në territorin palestinez të rrethuar deri të premten.

“Ne jemi këtu jo vetëm me anijen Conscience, por edhe me tetë anije të tjera nga organizata Thousand Madleens,” tha aktivistja Huwaida Arraf, duke theksuar se bëhet fjalë për një “valë të re të anijeve civile që sfidojnë bllokadën dhe gjenocidin izraelit ndaj popullit palestinez”.

Sipas saj, anija Conscience është e dedikuar për punonjësit e shëndetësisë dhe të mediave që janë nën sulm në Gaza. “Kemi dhjetëra prej tyre në bord. Këto dy profesione janë në shënjestër në Gaza,” tha Arraf, duke shtuar se “ata po vriten, po torturohen dhe familjet e tyre po sulmohen.”

Ajo iu drejtua gjithashtu popullit të Gazës me fjalët:
“Ju nuk jeni vetëm. Ne po vijmë. Po përpiqemi t’ju arrijmë.” /mesazhi

Exit mobile version