Gjatë një tubimi në Bakersfield, Kaliforni, aktivistë pro-Palestinë ndërprenë fjalimin e senatorit amerikan Bernie Sanders, duke e akuzuar atë për heshtje dhe bashkëfajësi ndaj asaj që ata e cilësuan si gjenocid izraelit në Gaza.
Aktivistët e kritikuan Sanders për qëndrimin e tij të vakët ndaj krizës humanitare në territorin palestinez dhe për rolin e tij në shtypjen e zërave pro-palestinezë në politikën amerikane. Njëri prej tyre iu drejtua senatorit me fjalët: “Ti je një sionist liberal”, duke denoncuar atë që ata e shohin si mbështetje të heshtur për politikat izraelite nën maskën e progresivizmit.
Kjo ndërhyrje pasqyron zemërimin në rritje të opinionit publik, veçanërisht të rinisë dhe komuniteteve aktiviste, ndaj politikanëve që pretendojnë të jenë në anën e drejtësisë sociale, por që sipas tyre, dështojnë të mbrojnë të drejtat e palestinezëve në një moment vendimtar.