Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktivisti i famshëm sirian është gjetur i vdekur në Saydnaya

Aktivisti i famshëm sirian është gjetur i vdekur në Saydnaya

Mazen Al-Hamada (r.a)

Pasi ia kushtoi jetën e tij luftës kundër regjimit të Asadit, Mazen Al-Hamada nuk jetoi për ta parë rënien e tij.
Simboli i qëndresës dhe guximit, aktivisti i famshëm sirian u gjet i vdekur në burgun e “therrtores” të Saydnaya në Damask, ku mbahej që kur u kthye në Siri në shkurt 2020.
Një foto e paverifikuar që qarkullon në internet tregon fytyrën e tij të shpërfytyruar dhe sugjeron se ai u vra pak para se rebelët të arrinin në burg, sipas vëzhguesve të pavarur.

Exit mobile version