Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktorja Penelope Cruz bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Aktorja Penelope Cruz bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Penelope Cruz

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz në llogarinë e saj në rrjetet sociale bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Cruz publikoi një postim për Gazën në llogarinë e saj në Instagram.

Në postimin e saj, Cruz përdori frazën “Ceasefire Now” (Armëpushim Tani).

Një grup yjesh të Holivudit, përfshirë edhe Cruz, publikuan një manifest duke akuzuar Izraelin për “gjenocid” në sulmet e tij në Gaza në vitin 2014 dhe kjo shkaktoi një bujë të madhe.

Manifesti thoshte se Izraeli ishte “vendi pushtues që më së shumti nuk i bindet rezolutave të OKB-së, më pak respekton të drejtat e njeriut dhe praktikon terrorizmin shtetëror”.

Exit mobile version