Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi të madhe

Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi të madhe

Ministri i Punëve të Brendshme i Zvicrës, Berset tha se mbi 10 për qind e akullnajave të vendit janë shkrirë gjatë pesë viteve të fundit, përqindja me e lartë në më shumë se një shekull.

Berset tha gjithashtu se Zvicra ka “humbur” 500 akullnaja që nga fillimi i shekullit të 20-të.

Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Organizatës Botërore të Metereologjisë ku vuri në dukje urgjencën e këtij takimi për vendin e tij, ku malet përbëjnë dy të tretat e territorit.

Në takim ishin mbledhur 150 ekspertë për të ekzaminuar akullnajat malore, borën dhe territoret e ngrira, të cilat rregullojnë burimet e ujit të ëmbla për thuajse gjysmën e popullsisë së botës. Ekspertët diskutuan për fushat kryesore në të cilat duhet të ndërmerren veprime të shpejta./Opinion.al

Exit mobile version