Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassar është tejet i madh.
Edhe pse 40-vjeçar, CR7 po lën gjurmë në kampionatin arab të futbollit.
Al Nassr mbrëmë shënoi një tjetër fitore, duke e mposhtur Al Okhdood, me rezultat 3-0, ku portugezi shënoi dy gola, derisa kjo ishte fitorja e 10-të në po aq ndeshje të këtij sezoni.
Pikërisht kjo fitore, ka bërë që Al Nassr të hyjë në histori, duke u bërë skuadra e parë e cila fiton 10 ndeshjet e para radhazi në kampionatin arab.
