Ballina Lajmet Alarm për shkak të sëmundjes infektive në Indi, 28 të vdekur

Alarm për shkak të sëmundjes infektive në Indi, 28 të vdekur

Në shtetin indian Kerala që është duke u përballur me përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura, që nga 1 gushti kanë humbur jetën të paktën 28 persona për shkak të Leptospirosis, një sëmundje infektive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes së internetit Hindustan Times, në mbarë shtetin e Keralas në një muaj të fundit kanë humbur jetën të paktë 28 persona për shkak të sëmundjes Leptospirosis e transmetuar nga kafshët, 9 prej të cilëve vetëm në një javë të fundit.

Një zyrtar i lartë shëndetësor, tha se është bërë paralajmërim nga 5 drejtori të shëndetësisë pasi që është njoftuar për 300 raste të dyshimta në tre ditët e fundit. Mes të vdekurve gjenden edhe tre punonjës të ndihmës.

Mendohet se sëmundja është shkaktuar pasi burimet e ujit janë infektuar nga urina e minjve ose brejtësve të tjerë.

Simptomat kryesore janë temperatura e lartë, dhimbje të kokës, dridhje, dhimbje barku, ndërsa më së shumti prek personat që janë të sëmurë nga sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë dhe personat e moshuar.

Kryeministri i shtetit Kerala, Punarayi Vijayan, tha se që nga fillimi i sezonit të shirave monsunë në rajon në muajin qershor, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme është rritur në 483, ndërsa 15 persona konsiderohen si të zhdukur.

Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të shirave mosun këtë vit humbën jetën më shumë se 1.000 njerëz.

Exit mobile version