Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm izraelit u bën thirrje hebrenjve në botë të shpërngulen...

Ministri i Jashtëm izraelit u bën thirrje hebrenjve në botë të shpërngulen në Izrael

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, u ka bërë thirrje hebrenjve që jetojnë në vendet perëndimore të shpërngulen në Izrael, pas sulmit vdekjeprurës që ndodhi javën e kaluar gjatë një feste të Hanukës në Australi.

Në një postim në platformën X, Saar tha: “U bëj thirrje hebrenjve në Angli, Francë, Australi, Kanada dhe Belgjikë: Ngrituni në Tokën e Izraelit! Ejani në shtëpi! Ju presim këtu me krahë hapur.”

Sipas ligjit izraelit, çdo person hebre kudo në botë ka të drejtë të vendoset në Izrael dhe të përfitojë shtetësinë izraelite. /mesazhi

Exit mobile version