Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Alarme për bomba në 15 shkolla të Shkupit

Alarme për bomba në 15 shkolla të Shkupit

Kanë vazhduar edhe sot kërcënimet për bomba të vendosura nëpër institucione. Cak i këtyrëve kërcënimeve sot ishin 15 shkolla të Shkupit. Nga MPB deklaruan se rreth orës 08:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Sipas MPB-së, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga zyrtarët policor janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe nga ana e nënpunësve policor nga sektori për antiterror, të gjitha kanë rezultuar të rrejshme

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”.

Në lidhje me këto kërcënime, gjatë ditës së djeshme ka folur edhe kryministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është shumë e vështirë të zbulohet se nga vijnë këto njoftime për bomba.

“VPN-të janë rrjete private virtuale të hostuara në vende të huaja. Kjo është arsyeja pse ne punojmë me shërbimet partnere. Kjo është luftë hibride. Ministria e Brendshme punon intensivisht me shërbimet partnere. Po, ata komunikojnë çdo ditë. Me NATO-n dhe vendet e tjera me të cilat kemi bashkëpunim. Po bëhen analiza me shërbimet e sigurisë. Sa i përket masave, pas çdo raporti, ato duhet të zbatohen sipas protokollit, pa improvizim. Departamenti i Antiterrorizmit i kontrollon të gjitha shkollat ​​që sa më shpejt të konstatohet se raportet janë të rreme” .

Edhe përkundër të gjithë kësaj situtata, Kovaçevski vlerson se situata e sigurisë në vend është stabile. Edhe Ministria e Brendshme siguron se kryen me sukses punën e saj për të garantuar sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, kërcënimet të tilla kanë filluar nga 26 tetori dhe të njejtat janë përsëritur disa herë, por e mira e gjithë kësaj është se të gjitha denoncimet deri më tani kanë qenë të rrejshme. /shenja

Exit mobile version