Kryeministri australian Anthony Albanese e ka cilësuar situatën në Bondi si “tronditëse dhe shqetësuese” pas sulmit me armë gjatë festimeve të Hanukës.
“Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për të shpëtuar jetë. Mendimet e mia janë me çdo person të prekur,” shtoi Albanese.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së New South Wales tha për Reuters se 13 persona janë dërguar në spital pas incidentit me armë zjarri në plazhin Bondi. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit. /mesazhi
