Sulmuesi Albion Rrahmani është rikthyer sërish në ekipin e javës në kampionatin e Çekisë.
Rrahmani është përzgjedhur për të qenë pjesë e formacionit të xhiros së 22-të, në të cilën pati paraqitje të mirë.
Ai është njëri prej tre lojtarëve të Sparta Pragës që kanë zënë vend në ekipin e javës.
Në xhiron e 22-të, Sparta e Pragës triumfoi ndaj ekipit Hradec Kralove 2:0, ndërsa Rrahmani kontribuoi me një asistim.
Për Rrahmanin, ky është asistimi i tretë këtë sezon, ndërsa ka edhe 13 gola të shënuar me fanellën e Spartës.
Aktualisht, Sparta zë vendin e dytë në tabelë me 47 pikë, pesë më pak se Slavia që prinë në Superligën çeke.
