Albion Rrahmani duket se ka rigjetur formën më të mirë, pas një krize të vogël.
Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol sonte me fanllën e Sparta Pragës, i treti në tre ndeshjet e fundit.
Rrahmani shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Universitatea Craiova, ku Sparta fitoi me rezultat 2-1, e vlefshme për fazën e ligës në Conference League.
Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin 25 vjeçar këtë sezon me skuadrën çeke.
