Ballina Sport Futboll Alexis Sanchez ka shkëputur të gjitha kontaktet me Man Utd

Alexis Sanchez ka shkëputur të gjitha kontaktet me Man Utd

Alexis Sanchez duket se nuk e ka ndërmend të rikthehet tek skuadra e Manchester United.

Dështimi i Man Utd, Alexis, ka shkëputur të gjitha kontaktet me ish shokët e skuadrës nga ‘Old Trafford’, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Kiliani ka regjistruar edhe debutimin e tij me skuadrën e Inter, ku ai do të kalojë këtë sezon, si i huazuar.

Sanchez arriti të shënonte gol, por ai u ndëshkua me kartonin e kuq, për të mbajtur gjatë në mend herën e tij të parë si titullar tek Inter.

Alexis është zyrtarisht lojtar i United, por ai ka zgjedhur të mos flas me asnjë nga shokët e skuadrës, për dallim nga Chris Smalling, i cili edhe pse i huazuar tek Roma, qëndron në kontakt me shokët e United, përmes grupeve të bisedave në ‘WhatsApp’.

Exit mobile version