Ballina Auto Alfa Romeo do të kalojë në veturë tërësisht elektrike nga viti 2027

Alfa Romeo do të kalojë në veturë tërësisht elektrike nga viti 2027

Stellantis do të prodhojë Alfa Romeon tërësisht elektrike nga viti 2027, me DS dhe Lancia, pjesë e këtij grupi, të cilat do të bëhen vetëm elektrike në vitin 2024.

Këtë njoftim e bëri drejtori i Përgjithshëm i Stellantis, Carlos Tavares, i cili deklaroi se në grupin Stellantis aktualisht do të jenë këto tri marka tërësisht elektrike.

Marka Alfa Romeo do të synojë tre “kampe bazë”: Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë. Sidoqoftë, ajo është angazhuar për tregjet me drejtimin e djathtë.

Deri në vitin 2026, po synohet që kostoja totale e zotërimit të një EV-je të jetë e barabartë me atë të një veture me djegie të brendshme.

Exit mobile version