Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Algjeri, dy pilotë humbin jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak

Algjeri, dy pilotë humbin jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak

Dy pilotët humbën jetën sot si pasojë e rrëzimit të një avioni luftarak algjerian në verilindje të vendit, njoftuan media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sukhoi Su-30 u rrëzua në qytetin Ain Zitoun të provincës Oum el-Bouaghi, tha Ennahar TV në një raportim.

Shkaku i incidentit mbetet i paqartë.

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, u shprehu ngushëllime familjeve të pilotëve.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të pilotëve, viktimave e aksidentit tragjik të rrëzimit të avionit gjatë stërvitjes ushtarake në Oum el-Bouaghi”, tha Tebboune në Twitter.

Exit mobile version