Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Alibaba” me shitje rekord prej 18 miliardë dollarë për një ditë

“Alibaba” me shitje rekord prej 18 miliardë dollarë për një ditë

Kompania kineze për tregti në internet “Alibaba”, në ditën e ashtuquajtur “Dita e Beqarëve” brenda 24 orëve ka bërë shitje në vlerë prej 18 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të Global Times, kompania “Alibaba” e cila është një ndër ueb faqet më të mëdha të tregtisë online në botë në ditën “11-shi i dyfishtë” (11 Nëntor) Dita e Beqarëve, shitjen e vitit të kaluar prej 14.3 miliardë dollarë e ka rritur për 32 përqind dhe ka përfituar 120.7 miliardë yuan (rreth 18 miliardë dollarë).

Kinezët treguan interesim të madh për uebfaqen e shoppingut virtual e cila bën zbritjet për shumë produkte enkas për “Ditën e Beqarëve”.

Exit mobile version