Sot në mëngjesin e hershëm ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Alimi i urtë sirian Shejh Xhevdet Seid. Al-lame Seid-i është njohur në Botën Islame me shkrimet, ligjëratat dhe debatet në të cilat ka ftuar në Paqe “Ekstreme” Islame! Madje njihet si ftuesi në: Urdhërimi në të mirë dhe “mosangazhimi”në ndalimin nga e keqja. Kam pasë rastin në një ligjëratë që e ka mbajtë në shtëpinë e tij në Xhebel Kasjun në Damask më 1995-ten ta dëgjoj spjegimin e shkëlqyeshëm që i’a bënte kësaj ideje. Ai thonte: Në momentin që ndizet drita, terri humbet! Prandaj ne le t’i ftojmë njerëzit në të mirë, e në momentin që e mira i ndriçon zemrat dhe mendjet e njerëzve e keqja nuk do gjenë vend.
Allahu të mëshiroftë dhe të gradoftë me xhenetin firdeus o iluministi i jo pak të rinjëve Shejh Al-lame Xhevdet Seid.
Familjarëve, talebeve, lexuesëve dhe gjithë Umetit, Allahu jua lehtësoftë këtë musibet dhe jua zëvendësoftë me Alima të klalibrit të Shejh Xhevdetit.
Nga: Hoxhë Husamedin Abazi
